Ndërlidhjet

RAMALLAH


Kabineti i ri palestinez bëri betimin para presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Në kabinetin e ri nuk ka pjesëtarë të lëvizjes militante Hamas, ndërsa do të drejtohet nga kryeministri Salam Fayyad, ish ekonomist i Bankës Botërore.
Abbas e shpërndau qeverinë e drejtuar nga Hamasi dhe shpalli gjendje të jashtzakonshme pas shpërthimit të dhunës ndërmjet militantëve të Hamasit dhe Fatahut.
Pas betimit të qeverisë së re, Hamasi, i cili ka marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Rripit të Gazës, tha se qeverinë e re do ta konsiderojë ilegale dhe nuk do ta njohë.
Ndërkohë, zv. ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ephrain Sneh tha se armata izraelite është vendosur në veri të Gazës. Ai i quajti këto masa "preventive".
XS
SM
MD
LG