Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti i forcave të SHBA në Irak, gjenerali David Petraeus tha se forcat amerikane në Irak ndoshta do të duhet të mbeten edhe një dekadë atje.
Duke folur për televizionin amerikan Fox News, gjenerali Petraeus tha se ekziston bindje e gjerë në Uashington se sfidfat e Irakut nuk do të zgjidhen "për një apo dy vjet". Ai tha se zakonisht, operacionet kundër kryengritësve zgjatin 9 apo 10 vjet.
Komentet u bënë në kohën kur Demokratët që janë shumicë në Kongres, përpiqen të gjejnë mënyra për ta ulur shkallën e angazhimit ushtarak amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG