Ndërlidhjet

HAGË


Gjenerali i policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviq do të paraqitet brenda 7 ditësh para Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi.
"Të gjitha letrat legale janë të gatshme. Rasti i tij është përgatitur një kohë të gjatë", tha zëdhënësi i Tribunalit, Refik Hoxhiq.
"Vlastimir Gjorgjeviq, njëri nga të akuzuarit tanë, i cili më shumë se tre vjet ndodhej në arrati, është akuzuar për krime kundër njerëzimit në Kosovë, të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës", tha Hoxhiq.
Sipas tij, arrestimi i Gjorgjeviq erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet zyrës së prokurorisë së tribunalit dhe autoriteteve në Mal të Zi dhe Serbi.
Vlastimir Gjorgjeviq gjithashtu dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare.
XS
SM
MD
LG