Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se administrata e Bushit do të heqë embargon ekonomike dhe politike ndaj qeverisë palestineze, të drejtuar nga kryeministri Mahmud Abbas.
"Hamasi u përpoq të ndajë popullin palestinez. Ne këtë e hedhim poshtë. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se ka një popull palestinez dhe duhet të ketë një shtet palestinez", tha sekretarja Rice.
Po sot, Bashkimi Evropian vendosi t'u dërgojë ndihma të drejtpërdrejta palestinezëve si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur kabinetin e ri të presidentit Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG