Ndërlidhjet

PARIS


Emisari special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Marti Ahtisari dhe ministri i Jashtëm francez Bernar Kushner kanë biseduar mbrëmë për jetësimin e marrëveshjes për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Zëdhënësi i Ministrisë franceze Zhan Batist Matei pas bisedimeve ka deklaruar se Bernar Kushner ka përësritur propozimin e presidentit francez Nikolas Sarkozi.
Presidenti francez paradokohe propozoi që Beogradi dhe Prishtina të bisedojnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Sarkozi ka kërkuar që Rusia të obligohet që pas gjashtë muajsh nëse bisedimet nuk do të kenë rezulltat të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG