Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara kanë bërë të ditur për fillimin e një ofanzive të gjërë kundër Al Kaedës në Irak. Në këtë ofanzivë janë përfshirë 10 mijë ushtarë amerikanë dhe irakianë.
Mësohet për vrasjen e 22 militantëve në orët e para të ofanzivës që është duke u zhvilluar në krahinën Dijala që është pikëmbështetje e Al Kaedës. Vetëm disa orë pas fillimit të ofenzivës mbi 60 u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në qendër të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG