Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane kanë paraqitur projekt rezolutën e re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.Teksti i ri parasheh një periudhë prej katër muajsh ku palët do të mund të negociojnë sërish. Në rast se nuk ka asgjë të re nga këto bisedime shtesë atëherë në mënyrë automatike miratohet plani i Ahtiasaarit e bashkë me të propozimi i tij për pavarësi të kushtëzuar. Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit pas paraqitjes së projekt rezolutës tha "Kishim mundësinë të sqaronim elementet e reja të projekt rezolutës, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të planit të Ahtisaarit dhe atë që pritshmëria në fund të procesit është pavarësia e Kosovës", tha përfaqësuesi amerikan.
Megjithatë teksti i ri i projekt rezolutës nga ambasadori rus në Kombet e Bashkuara është cilësuar i papranueshëm.
XS
SM
MD
LG