Ndërlidhjet

NJU JORK


Projektrezoluta e re për Kosovën e paraqitur mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane parasheh bisedime shtesë mes palëve për një periudhë 120 ditëshe si dhe kërkon nga të gjitha palët që të përmbahen nga marrja e vendimeve apo veprimeve të njanshme gjatë kësaj përiudhe. Në fund do të ketë një evaluim të situatës dhe nëse bisedimet nuk sjellin asgjë të re atëherë do zbatohet plani i Ahtisaarit. Në tekst nuk përmendet fjala pavarësi. Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur mbështetjen për pavarësinë pas paraqitjes së tekstit të ri, derisa Rusia e ka cilësuar atë si të papranueshme.
Zëvendësambasadorja britanike, Karin Pierce theksoi se nëse nuk funksionon partneriteti me Rusinë nuk mund të themi se nuk do shihen rrugët e tjera.
XS
SM
MD
LG