Ndërlidhjet

LONDËR


Ministrja e jashtme britanike, Margaret Beket ka mbrojtur dhënien e titullit Sir shkrimtarit Selman Ruzhdi, po ka shprehur keqardhjen nëse titulli ka shkaktuar fyerje. Beket shtoi se Ruzhdi e ka marrë titullin për veprën e tij letrare dhe është një nga shumë myslimanët e nderuar me këtë cmim. Zyrtarë në Iran, Pakistan, Irak dhe në vende të tjera myslimane kanë kritikuar titullin e dhënë nga Mbretëresha Elizabetë për autorin e "Vargjeve Satanike". Në veprën në fjalë Ruzhdi është akuzuar se ka fyer fenë islame.
XS
SM
MD
LG