Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian janë takuar sot në Bruksel për të diskutuar traktatin e ri të BE-së, në mënyrë që të tejkalojnë krizën e shkaktuar nga refuzimi i Kushtetutës në Francë dhe Holandë.
Një ndër temat e diskutimit të shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së do të jetë edhe statusi i Kosovës. "Nëse nuk kemi rezolutë të Kombeve të Bashkuara atëherë vendet e BE-së mund të vijnë në një situatë të ngjashme sikur në rastin e Irakut kur shtetet zgjodhën rrugë të ndryshme" e transmeton Asoshiated Press, një zyrtarë të BE-së. Agjensia gjithashtu citon një diplomat të lartë amerikan të ketë thënë se "Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të shtyhet çështja përderisa BE-ja të jetë në gjendje të veprojë së bashku". "Ne kemi problem serioz me disa shtete të BE-së të cilat nuk do ta ndiqnin njohjen tonë të njëanshme të Kosovës" ka thënë diplomati amerikan i cili nuk pranuar të identifikohet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
XS
SM
MD
LG