Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Përballja mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë rreth të ardhmes së Kosovës mund të paraqesë një provë tjetër për unitetin e Bashkimit Evropian. "Nëse nuk kemi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit vendet e Bashkimit Evropian mund të përplasen me njëra-tjetrën, duke u përsëritur gjendja si para ndërhyrjes në Irak, ku një pjesë e vendeve evropiane e mbështetën ndërhyrjen ushtarake, e të tjera e kundërshtuan atë", citon agjencia e lajmeve AP Lars Erik Forsberg nga departamenti për zgjerim i Unionit.Bashkimi Evropian mund të ftojë përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës për një raund të ri bisedimesh në Bruksel në përpjekje për të tejkaluar bllokimin aktual, tha Dimitrji Rupel, shefi i diplomacisë sllovene. "Kosova është në rrethinat e Evropës dhe është përgjegjësi e Unionit, jo e amerikanëve apo rusëve", tha Rupel, duke komentuar takimin e minsitrave të jashtëm të BE-së që po zhvillohet në Bruksel. "Një nga propozimet që po shqyrtohet është të kemi përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës këtu në Bruksel, për një raund të ri bisedimesh", theksoi Rupel.
AP citon një diplomat amerikan të ketë thënë se "kemi probleme serioze me disa shtete të Bashkimit Evropian që nuk dëshirojnë të ndjekin rrugën e njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian ta shtyjë këtë cështje derisa të gjejnë një pozicion të përbashkët", ka thënë diplomati amerikan.
XS
SM
MD
LG