Ndërlidhjet

CLARKE:"NËSE BRENDA 4 MUAJVE RUSIA NUK PAJTOHET, PERENDIMI DO TË NJOHË PAVARËSINË"


Johnathan CLARKE, analist në Këshillin Carnegie /Nju Jork/

RADIO EVROPA E LIRË
Si i komentoni zhvillimet e fundit rreth Kosovës?

JOHNATHAN CLARKE
Të gjitha palët aktualisht po ballafaqohen me vështirësi në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën. Perendimi deri para tre javësh insistonte për zbatim urgjent të planit të Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës. Por, të ballafaquar me kundërshtimin këmbëngulës të Rusisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tash propozojnë shtyerjen për katër muaj, por me kusht që pas kësaj periudhe të njihet pavarësia e Kosovës. Moska kundërshton edhe këtë propozim. Pra, kemi bllokadë të plotë. Kjo gjendje është e rrezikshme, sepse shqiptarët mund të vendosin që njëanshëm të shpallin pavarësinë që do të komplikonte gjendjen në Ballkan.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa vende të Bashkimit Evropian nuk janë të sigurta nëse pavarësia e Kosovës do të sillte stabilitet. Çfarë qëndron pas hezitimit të këtyre vendeve evropiane?

JOHNATHAN CLARKE
Perendimi i frikësohet reagimit të shqiptarëve nëse nuk përmbush premtimet e dhëna për pavarësinë në kohën e luftës. Por në Bashkimin Evropian nuk ka iluzione se me pavarësinë e Kosovës do të zgjidhen të gjitha problemet. Shi për këtë është propozuar dërgimi i misionit paqësor për të mbikqyrur zbatimin e planit të Ahtisarit, para së gjithash rrespektimin e të drejtave të serbëve. Rrjedhimisht vendet e Evropës Perendimore konsiderojn se pavarësia është imperativ për shkak të zhvillimeve në të kaluarën, por nuk janë aq optimist se zgjidhja e ofruar do të shpie domosdoshmërisht te stabilizimi i rajonit të Ballkanit. Kjo është arsye për shtyerjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se pas kalimit të afatit prej katër muajsh Perendimi do të njohë pavarësinë e Kosovës edhe nëse Rusia vë veto?

JOHNATHAN CLARKE
Perendimi ende do të përpiqet të siguroj mbështetje sa më të gjërë për planin e Ahtisarit dhe edhe mbështetjen e Rusisë. Shi për këtë Bashkimi Evropian është duke sinjalizuar kosovarët që të përmbahen nga shpallja e njëanshme e pavarësisë, sepse kjo do të tensiononte situatën në teren dhe do të zvoglonte gjasat për marrëveshje me Rusinë.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili do të jetë reagimi nëse të gjitha përpjekjet e Perendimit për të bindur Rusinë dështojn?

JOHNATHAN CLARKE
Në këtë rast Perendimi do të marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Brenda tre – katër muajve mund të pritet aksion i ri i Perendimit në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra në këtë rast, nëse Rusia vë veto, kosovarët do të shpallnin pavarësinë dhe ajo do të njihej pa miratimin e Kombeve të Bashkuara?

JOHNATHAN CLARKE
Po, ky është epilog i mundshëm. Në Perendim nuk janë të entuziazmuar me skenarin, që në rastin e vetos ruse, shpallja e pavarësisë të bëhet në formë të njëanshme, por ata do ta njohin pavarësinë.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili do të ishte reagimi i Beogradit dhe Moskës nëse realizohet ky skenar? Shekulohet me mundësinë që serbët në veri të shpallin shkëputjen nga Kosova dhe këtë ta bëjnë edhe serbët në Bosnjë?

JOHNATHAN CLARKE
Ky është një nga skenarët e mundshëm. Sërbët mund të shpallin gjithashtu pavarësi gjë që do të keqësonte gjendjen.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do të reagonte Perendimi nëse kjo realizohet?

JOHNATHAN CLARKE
Perendimi nuk do të pajtohej me një veprim të tillë të serbëve, sepse Kosovën e konsideron një entitet unik politik, që si i tillë ka ekzistuar edhe në ish Jugosllavi. Perendimi nuk do të pranoj ndryshimin e kufinjëve të Kosovës.

Intervistoi: D. SHTAVLJANIN
XS
SM
MD
LG