Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan, Hamid Karzai ka dënuar operacionet e forcave të NATO-s gjatë të cilave në javën që po lëmë pas kanë humbur jetën rreth 90 civilë.
"Ky operacion dhe pasojat e tij nuk mund të tolerohen më dhe populli afgan nuk mund t'i lejojë më gjatë", tha Karzai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se cdo viktimë civile është gabim
Në të tjera zhvillime NATO ka bërë të ditur se rreth 80 kryengritës janë vrarë në luftimet e fundit në Afganistan. Zëdhënësi i forcave shumëkombëshe ndërkombëtare në Afgansitan, majori Xhon Thomas ka thënë se militantët ishin të armatosur.
XS
SM
MD
LG