Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbrëmë janë mbajtur konsultime rreth statusit të Kosovës, por pa arritur ndonjë marrëveshje.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin ka vlerësuar se projekt rezoluta më e re është e papranueshme për shkak të automatizmit.
"Nuk besojmë se do të ketë bisedime të sinqerta, nëse epilogu i tyre automatikisht do të jetë zbatimi i planit të Ahtisarit", ka thënë Çurkin.
Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit, ambasadori belg Johan Verbeke ka deklaruar se bisedimet kanë qenë interesante dhe intenzive dhe se problemi kryesor ka qenë kundërshtimi i Rusisë.
Zëvendësambasadori amerikan Alehandro Volf ka deklaruar se "ka ardhur koha që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësitë e veta dhe të ndihmojë në mbylljen e kaptinës së fundit të historisë së Jugosllavisë".
Të hënën në Këshillin e Sigurimit mbahet takimi i grupeve të ekspertëve për Kosovën.
XS
SM
MD
LG