Ndërlidhjet

TOKIO


Emisari amerikan për çështjet e armatimit bërthamor Kriostofer Hill ka deklaruar se Koreja Veriore do të mbyllë shumë shpejt reaktorin në Jongbijon.
Hill ka thënë se mbyllja e reaktorit do të realizohet pasi që Koreja Veriore të bëjë marrëveshje me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për mbikqyrjen e operacionit.
"Mbyllja e reaktorit nuk i zgjidh të gjitha problemet tona. Është vetëm fillimi. Por në mënyrë që t'i zgjidhim problemet e tjera do ta shënojmë këtë fillim, do ta bëjmë këtë hap në mënyrë që të lëvizim drejt hapave të tjera", tha Hill, i cili gjatë javës bëri një vizitë të shkurtër në Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG