Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan, Hamid Karzai ka dënuar operacionet e forcave të NATO-s gjatë të cilave në javën që po lëmë pas kanë humbur jetën rreth 90 civilë.
"Ky operacion dhe pasojat e tij nuk mund të tolerohen më dhe populli afgan nuk mund t'i lejojë më gjatë", tha Karzai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se cdo viktimë civile është gabim
Burimet pakistaneze njoftojnë për 10 civilë të vrarë në Pakistan, derisa forcat ndërkombëtare ishin përfshirë në përleshje të armatosura me militantët pranë kufirit afgano-pakistanez.
Në të tjera zhvillime NATO ka bërë të ditur se rreth 80 kryengritës janë vrarë në luftimet e fundit në Afganistan. Zëdhënësi i forcave shumëkombëshe ndërkombëtare në Afgansitan, majori Xhon Thomas ka thënë se militantët ishin të armatosur.
XS
SM
MD
LG