Ndërlidhjet

BAGDAD


Tribunali i Lartë i Irakut dënoi me vdekje kushëririn e Saddam Husseinit, Ali Hassan al Mejid, i njohur si "Ali Kimisti", i cili akuzohej për krime kundër njerëzimit në një fushatë kundër kurdëve në Irakun verior në vitin 1988, në të cilën prokurorët thonë se janë vrarë 180 mijë njerëz.
Dy të akuzuar tjerë gjithashtu u dënuan me vdekje, ndërsa dy veta u dënuan me burgim të përjetshëm.
Njëri nga të akuzuarit u lirua në mungesë provash.
Po sot, ushtria e SHBA tha se 11 ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën të shtunën në Irak.
XS
SM
MD
LG