Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar nga presidenti Branko Cërvenkovski që Maqedonia të mos e mbështesë aq zëshëm planin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Putin dhe Cërvenkovski u takuan sot anash samitit të Energjisë.
Sipas mediave të Shkupit, Putin e ka bërë të qartë se qëndrimi i Moskës zyrtare për planin e Ahtisaarit është diametralisht i kundërt me mbështetjen që Shkupi zyrtar i jep planit në fjalë.
Putin i ka shprehur Cërvenkovskit edhe gatishmërinë e Rusisë që të investojë në gasifikimin e Maqedonisë, dhe ka shprehur interesimn për të blerë termocentralin Negotino.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithashtu u bëri thirrje vendeve Ballkanike të Evropës Juglindore që t'i besojnë Rusisë si furnizuese e sigurtë me energji, ndërkohë që i ka shpalosur planet për gazpërcjellësin e ri, që do të kalonte nëpër rajon.
Në samit morën pjesë edhe presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumunisë dhe Sllovenisë.
Më herët, agjencitë serbe të lajmeve njoftuan se protokolli i presidentit rus i ka anuluar takimet e Putinit me homologun rumun dhe shqiptar, Trajan Basescu dhe Alfred Moisiu.
XS
SM
MD
LG