Ndërlidhjet

PARIS


Uashingtoni mbështet bisedimet shtesë mes shqiptarëve dhe serbëve, si propozohet dhe në projektrezolutën më të re të paraqitur në Kombet e Bashkuara, por Serbia dhe Kosova nuk do të jenë më pjesë e të një njëjtës strukturë, tha Sekretarja amerikane e Shtetit Rice.
"Është shumë e qartë se problemi duhet zgjidhur në mënyrë të tillë që stabilizon Ballkanin dhe kjo, sic e tha dhe presidenti Bush, kupton që padiskutim do ketë një shtet të pavarur të Kosovës", theksoi Rice.
Këto komente shefja e diplomacisë amerikane i bëri në Paris pas takimit me homologun e saj francez Bernard Kouchner.
Rice ka diskutuar sot për Kosovën edhe me presidentin francez Sarkozy.
XS
SM
MD
LG