Ndërlidhjet

SHARM EL-SHEIK


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas takohen sot në Egjipt.
"Nuk mund të ketë alternativë vec bisedimeve të drejtëpërdrejta mes shtetit të Izraelit dhe Autoritetit Paslestinez. Kjo është rruga e vetme e dobishme që herët a vonë do cojë drejt një marrëveshje që do ndihmojë në realizimin e zgjidhjes me dy shtete bri njëri-tjetrit", tha Olmert para takimit.
Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak është mikpritës i takimit, në të cilin do marrë pjesë dhe mbreti i Jordanisë, Abdullahu i II.
Takimi i sotëm vjen pas vendimit të Izraelit që të transferojë miliona dollarë fonde të palestinezëve tek presidenti Abbas.
Aktualisht Lëvizja Fatah e presidentit Abbas kontrollon Bregun perëndimor, derisa Rripi i Gazës është nën kontrollin e Hamasit. Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG