Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte tha se deklarata e saj për statusin e Kosovës është keqinterpretuar. Del Ponte i tha sot Parlamentit Evropian se nuk ka dashur të përzihet në çështjen e statusit të Kosovës. Ajo gjithashtu i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të vazhdojë me politikën e kushtëzimeve ndaj Serbisë, deri sa të arrestohen dhe ekstradohen të akuzuarit për krime lufte, Karagjiq dhe Mlladiq. Del Ponte kritikoi edhe autoritetet në Kosovë dhe UNMIK-un. "Procesi i prokurorisë së Tribunalit të Hagës kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinja është në krizë për shkak të mungesës së dëshmitarëve. Shumë dëshmitarë kanë frikë të vijnë të dëshmojnë për shkak të pasigurisë në Kosovë" ka thënë Del Ponte.
XS
SM
MD
LG