Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri Tony Blair sot ia dorëzoi dorëheqjen e tij Mbretëreshës Elizabetha II, duke i dhënë fund 10 viteve në krye të qeverisë.
Më herët, Blair u dha lamtumirën ligjvënësve në paraqitjen e fundit si kryeministër në Dhomën e Ulët.
"Megjithëse e dij se politika ka shumë grindje të ashpra, kjo ende mbetet një arenë ku zemra rreh pak më shpejtë. Ky gjithashtu është vendi për t'i ndjekur kauzat fisnike", tha Blair.
Ministri i Financave Gordon Brown dhe njëherësh kryetari i ri i Partisë Laburiste sot shkoi në Pallatin e Bakingamit që nga Mbretëresha të kërkojë lejen për të formuar qeverinë e re.
Tony Blair pritet të emërohet si emisar paqësor i Katërshes për Lindjen e Mesme.
Ai gjithashtu do të mbahet në mend si një nga ithtarët më të flaktë të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG