Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 25 njerëz e humbën jetën dhe rreth 40 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti në një udhëkryq në lagjen shiite Bayaa në Bagdad.
Nga shpërthimi morën flakë rreth 40 automjete tjera.
Po sot, dy veta e humbën jetën nga mortajat në qendër të Bagdadit, ndërsa më në jug, autoritetet zbuluan 20 kufoma pa kokë në brigjet e lumit Tigër.
Ndërkohë, ushtria britanike tha se tre ushtarë britanikë sot e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në qytetin Basra.
XS
SM
MD
LG