Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli e ka mirëpritur emërimin e ish kryeministrit britanik Tony Blair si emisar ndërkombëtar për paqen në Lindjen e Mesme, por grupi militant Hamas e ka dënuar hapin.Ministria e Jashtme e izraelite e përshkroi Blair-in si mik të Izraelit dhe palestinezëve.
Zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas gjithashtu e mirëpriti emërimin, dhe tha se Abbas është i gatshëm të punojë me Blair-in për arritjen e paqes.
Në lamtumirën e tij në parlamentin britanik, Blair tha dje se "prioriteti absolut" i tij do të jetë që konflikti izraelito-palestinez të përmbyllet me zgjidhjen për dy shtete.
Blair do të veprojë si i dërguar i Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG