Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, ka arritur në Prishtinë për t’u takuar fillimisht me shefin e administratës ndërkombëtare, Joachim Ruecker dhe komandantin e forcave paqeruajtëse, gjeneralin Roland Kather. Ai do të zhvillojë bisedime edhe me anëtarët e Grupit të Unitetit, presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku, kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, ndërkaq më vonë do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit serb. Në të gjitha këto takime do të marrë pjesë edhe komandanti i krahut jugor të NATO-s, Admirali amerikan Harry Ulrich. Më herët gjatë ditës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer gjatë Forumit të Sigurisë që po mbahet në Ohër
është shprehur kundër shtyrjes në gjetjen e zgjidhjes për statusin e Kosovës. Pavarësia e mundshme e Kosovës nga Serbia është çështja më e madhë në Ballkan ka thënë Shefer.
XS
SM
MD
LG