Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Programet bërthamore të Iranit, planet për vendosjen mbrojtjes raketore amerikane në Evropën Qëndrore dhe e ardhmja e Kosovës, janë tre temat kryesore që do diskutohen në takimin mes presidentit amerikan Bush dhe homologut të tij rus Putin.
Këto janë tema tepër të ndjeshme ka bërë të ditur Sergei Prihodko, këshilltar i presidentit rus Putin. Ai ka thënë se Putin do të kërkojë nga presidenti Bush vazhdimin e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit. Prihodko nuk ka komentuar mundësinë e përdorimit të vetos nga ana ruse në Këshillin e Sigurimit për projektrezolutën për Kosovën.
XS
SM
MD
LG