Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Programet bërthamore të Iranit, planet për vendosjen mbrojtjes raketore amerikane në Evropën Qëndrore dhe e ardhmja e Kosovës, janë temat kryesore që do diskutohen në takimin mes presidentit amerikan Bush dhe homologut të tij rus Putin.
Këto janë tema tepër të ndjeshme ka bërë të ditur Sergei Prihodko, këshilltar i presidentit rus Putin. Ai ka thënë se Putin do të kërkojë nga presidenti Bush vazhdimin e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit. Prihodko nuk ka komentuar mundësinë e përdorimit të vetos nga ana ruse në Këshillin e Sigurimit për projektrezolutën për Kosovën. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se mospajtimet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara konsistojnë në temat siq është mbrojtja raketore dhe Kosova. Duke komentuar takimin Bush Putin ai ka thënë se "nuk është më fshehtësi se mospajtimet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës janë në rritje".
XS
SM
MD
LG