Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike ka detonuar sot një mjet shpërthyer i gjetur në një veturë të parkuar në qendër të Londrës. Vetura ishte e parkuar në qendrën Pikadilly ndërkaq policia tha se ajo përmbante mjete me potencial shpërthyes. Kryeministri i ri britanik, Gordon Brown tha se incidenti na përkujton se Britania përballet me kërcënime serioze dhe të vazhdueshme. "Ky incident na rikujton nevojën që të jemi vigjilent tërë kohën. Dhe unë do të theksoj në qeveri se kujdesi duhet të mbahet gjatë ditëve në vijim" tha Brown.
Policia ka deklaruar se është ende herët të spekulohet për pëgjegjësit e këtij incidenti, derisa ka bllokuar dy rrugët kryesorë në qendër të Londrës për të kryer hetimet.
XS
SM
MD
LG