Ndërlidhjet

PRAGË


Nesër në Kenebankport, në shtetin amerikan Maine, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një takim joformal do të bëjnë përpjekje për t'i tejkaluar dallimet rreth shumë çështjeve, përfshirë Kosovën.
Statusi i ardhshëm i Kosovës dhe vendosja e sistemit mbrojtës antiraketor amerikan në Evropë do të jenë dy nga temat kryesore të takimit, që do të mbahet në pushimoren e presidentit amerikan.
Autoritetet në Prishtinë kanë shfaqur shpresën se Bush dhe Putin do të arrijnë një marrëveshje për mënyrën e përcaktimit të statusit final të Kosovës.
Bush dhe Putin gjithashtu do bisedojnë për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG