Ndërlidhjet

KANDAHAR


Shërbimi afgan i Radios Evropa e Lirë raportoi sot se disa civilë mbrëmë e kanë humbur jetën në sulmet nga ajri të forcave të koalicionit në krahinën jugore Helmand. Nuk dihet saktë numri i të vrarëve apo të plagosurve, por zyrtarët lokalë citohen të kenë thënë se janë të paktën 30 viktima, përfshirë dhe fëmijë.
Trupat e koalicionit që luftojnë me Talibanët në zonën në fjalë, ende nuk kanë bërë njoftime.
XS
SM
MD
LG