Ndërlidhjet

logo-print

GLASGOU


Policia britanike tha se një automjet të cilin e kishte kapluar flaka, është përplasur në hyrjen e terminalit kryesor në aeroportin e Glasgou-it në Skotlandë. Nuk ka raporte për të lënduar. Incidenti ndodhi një ditë pasi policia çmontoi dy bomba në afërsi të sheshit Picadilly në Londër.
Sot kryeministri i ri Gordon Brown u takua me zyrtarët të komitetit të lartë për çështjet e sigurisë.
Zyrtarët thanë se dy bombat e vendosura dje kanë lidhje me njëra tjetrën.
Javën e ardhshme më 7 korrik, mbushen plot dy vjet nga shpërthimet vetëvrasëse në rrjetin transportues të Londrës, që shkaktuan vdekjen e 52 njerëzve.
XS
SM
MD
LG