Ndërlidhjet

GLLASGOU


Policia në Skoci ka marrë një sërë operacionesh kërkimi dhe bastisje shtëpish pranë Gllasgout, në përpjekje për të grumbulluar më shumë informacione rreth sulmit të 30 qershorit në aeroportin e Gllasgout.
Policia britanike ka arrestuar katër persona në mesin e të cilëve dhe dy burrat që drejtonin makinën e përfshirë në shpërthimin në aeroportin e Gllasgout.
Ky sulm në qytetin skocez të Gllagout është i lidhur, sipas policisë me zbulimin e dy makinave bombë në qendër të Londrës.
Kryeministri britanik, Gordon Braun, i cili erdhi në detyrë më 27 qershor, pas incidenteve të mësipërme dhe ngritjes së shkallës së gatishmërisë në nivelin më të lartë deklaroi se bëhet fjalë për persona të lidhur me Al Kaidën.
"Mendoj se mesazhi që vjen sot nga Britania dhe populli britanik është se ne nuk do të heqim dorë, nuk do të trembemi dhe nuk do të lejojmë askënd të shkelë mënyrën britanike të jetës", tha Braun.
XS
SM
MD
LG