Ndërlidhjet

logo-print

MBAHET TAKIMI BUSH-PUTIN, PRITET TË DISKUTOHET EDHE PËR KOSOVËN


Presidenti amerikan George Bush pret në rezidencën familjare në Maine homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Të dy krerët e shteteve synojnë në përmirësimin e marrëdhënieve gjatë takimit në fjalë.
Para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, Putini theksoi marrëdhëniet e tij miqësore në nivel personal me presidentin Bush.
"Shpresoj se dialogu im me dikë që gjatë këtyre viteve kam krijuar marrëdhënie shumë të mira, miqësore do të thosha, do të zhvillohet në këtë atmosferë", tha Putin. Sipas shefit të Kremlinit "në politikë, ashtu si në sport ka gjithmonë konkurrencë. Është e rëndësishme që konkurrenca të zhvillohet në përputhje me rregullat dhe duke respektuar interesat e njëri-tjetrit".
Por megjithë ftesën e presidentit amerikan një morri cështjesh i ndajnë dy vendet. Statusi i Kosovës, për të cilën Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se duhet të jetë e pavarur, derisa Moska e kundërshton një gjë të tillë, është një prej tyre.
Nga ana tjetër edhe planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në disa vende evropiane ka shkatuar kundërshtimin e ashpër të Moskës.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Bush synon të diskutojë dhe programet bërthamore të Iranit.
Megjithatë njohësit e marrëdhënieve amerikano-ruse janë dyshues se Bush e Putin do mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për cështjet e mësipërme.
Marshal Goldman, ekspert i Rusisë, profesor në Uellesllei në Masacuset të Shteteve të Bashkuara duke folur për REL se cfarë pritet nga takimi i sotëm thekson:
"Nuk pres dicka të madhe pasi mendoj se cështjet që ndajnë dy vendet nuk mund të zgjidhen brenda dy ditësh. Edhe nëse do kemi një takim të ngrohtë e miqësor mes dy udhëheqësve është shumë e vështirë të arrihet zgjidhje për këto probleme, në këtë pikë që kemi ardhur."
Edhe Stefan Sestanovic, amabsador në ish republikat sovjetike gjatë presidentit Klinton thekson se "dallimi mes dy vendeve është më i thelli në një kohë të gjatë".
I pyeter nga Radio Evropa e Lirë se përse Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Bush duhet të shqetësohen për retorikën e ashpër të Rusisë, Goldman sqaron:
"Është e vërtetë. Rusia ka bërë disa gabime serioze, por në një bisedë që kam pasur me presidentin Bush afro një vit më parë, ai ma bëri të qartë se shikon tek trashëgimia e tij si president dhe se është i interesuar se cfarë do mendojnë njerëzit për mandatin e dytë presidencial të Bushit, le të themi pas 20 vitesh. Në këto kuishte ai nuk dëshiron të kujtohet se ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë kur marrëdhëneit amerikano-ruise ishin relativisht të mira, jo të shkëlyera, por të mira, ndërsa u larguar duke i lënë këto marrëdhënie në nivelin më të ulët që nga lufta e ftohtë.
Në këto kushte ai dëshiron të bëjë një përpjekje për ndryshim."
Në këto rrethane, kur presidenti amerikan do dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet mes dy vendeve, sa gjasa ka që Bush të ngrejë cështjen e të drejtave të njeriut gjatë takimit me Putinin. Kësaj pyetje Goldman i përgjigjet pozitivisht.
"Mendoj se do ta ngrejë cështjen e të drejtave të nejriut, në të kundërt presidenti Bush do humbte besueshmërinë brenda Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër mendoj se të dy, Bush dhe Putin do të bëjnë disa përpjekje në këtë drejtim", thekson eksperti amerikan Marshall Goldman.
Por "nuk duhen pritur marrëveshje, vendime, apo nënshkrimin e ndonjë dokumenti", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
"Qëllimi i takimit është të shpjegojnë shqetësimet përkatëse dhe qëndrimet në një nuëmr cështjesh", theksoi Peskov.

REL

XS
SM
MD
LG