Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Policia britanike ka arrestuar personin e pestë si të dyshuar për lidhje me sulmet e dështuara terroriste në Londër dhe në aeroportin e Gllasgout.
Kryeministri britanik Gordon Broën për mediat britanike tha se sulmet e dështuara terroriste synonin të vrisnin sa më shumë njerëz dhe të krijonin dëme serioze.
Broën theksoi se Britania përballet me njerëz që janë të lidhur me rrjetin terrorist të Al Kaidës.
"Mendoj se mesazhi që vjen sot nga Britania dhe populli britanik është se ne nuk do të heqim dorë, nuk do të trembemi dhe nuk do të lejojmë askënd të shkelë mënyrën britanike të jetës", tha Broën.
Britania e ka ngritur shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste në maksimum.
XS
SM
MD
LG