Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i Irakut Nuri al Maliki ka përsëritur se është i vendosur në mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal, deri në fund të vitit në mënyrë që t'i jepen më shumë fuqi bashkësive.
Zyra e kryeministrit përmes një deklarate thekson se Nuri al maliki ka nënvizuar se "nuk ka rëndësi se kush fiton, për aq kohë sa fituesi është bir i Irakut dhe punon në interes të popullit të tij".
Në të tjera zhvillime njoftohet se pesë policë humbën jetën në Al-Ramadi si pasojë e një sulmi vetvrasës.
Qeveria irakiane në raportin e fundit ka njoftuar se numri i civilëve, viktima të dhunës në Irak, ka rënë me 36% gjatë qershorit krahasuar me muajin maj.
XS
SM
MD
LG