Ndërlidhjet

KENEBANK-PORT, SHTETET E BASHKUARA


Presidenti amerikan, George Bush dhe ai i Rusisë, Vlladimir Putin sot do ti vazhdojnë bisedmet, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Mbrëmë, zoti Putin dhe bashkëshortja e tij Ludmilla arritën në shtëpinë e familjes Bush në Kenebankport. Presidenti i Rusisë është lideri i parë i jashtëm që presidenti Bush e ka ftuar në shtëpinë e tij verore. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë raportoi se presidenti Putin u prit edhe nga më se 1mijë protestues, të cilët në afësi të shtëpisë së familjes Bush kënduan këngë protestuese dhe kërkuan përfundimin e luftës në Irak.
"Çka duam ne? Shkarkim të menjëhershëm", thonin protestuesit. Bisedimet e para, që zgjatën dy orë, nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u përshkruajtën si "shumë miqësore". Por, Uashingtoni dhe Moska kanë tërhequr vërejtjen që të mos pritet ndonjë marrëveshje formale gjatë takimit të presidentit Bush me presidentin Putin dhe të bashkëpunëtotrëve të tyre më të lartë. Rusia i kundërshton planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë, ndërsa të dy palët kanë mospajtime edhe lidhur me statusin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës, që në fillim do të ishte e mbikëqyrur ndërkombëtatrisht, ndërsa Rusia e kundërshton atë.
XS
SM
MD
LG