Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Policia britanike është në kërkim për të dyshuarin e gjashtë në lidhje me tri përpjekje për sulme me makina bomba në Londër dhe në Glazgou, derisa Britania është në gjendje të ngritur gatishmërie lidhur me sulmet e mundshme terroriste. Polica tha se pesë personat e arrestuar nuk janë shtetas britanikë. Raportohet se së paku njëri prej të arrestuarve është mjek. Ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond tha se dy të arrestuar "nuk kishin jetuar në Skoci për një kohë të gjatë". Kryeministri britanik, Gordon Brown tha se njerëzit e ndërlidhur me al-Kaidën kanë dorë në këto sulme.
XS
SM
MD
LG