Ndërlidhjet

LONDËR


Shumë yje botërore të muzikës kanë nderuar princeshën Dajana në koncertin përkujtimor, që e ndoqën afro 60 mijë vet në stadiumin Uembli në Londër. Në mesin e spektatorëve ishin edhe djemtë e të ndjerës, Dajana, princi William dhe princi Harry. Në këtë koncert mori pjesë edhe këngëtari Elton John:
- Para dhjetë vitesh, princesha Dajana shkoi në vend më të mirë dhe sot ne e festojmë rilindjen e saj. Këtë këngë ja kushtoj asaj, tha Elton John. Princesha Dajana humbi jetën në një aksident trafiku në Paris në vitin 1997. Dje (01 korrik) ajo do të mbushte 46 vjet.
XS
SM
MD
LG