Ndërlidhjet

KENEBANKPORT


Vazhdon sot dita e dytë e vizitës jozyrtare të presidentit rus Vladimir Putin në rezidencën familjare të homologut të tij amerikan George Bush.
Një mëngjes pune kokë më kokë, ndoshta një udhëtim tjetër me anije dhe një konferencë për shtyp janë paraparë në ditën e dytë të takimit Bush – Putin.
Bush dhe Putin kanë zhvilluar dje bisedime për rreth dy orë, derisa edhe sot do diskutohen temat më të ndjeshme në marrëdhëniet dypalëshe.
E ardhmja e Kosovës dhe planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë, besohet se do jenë dy nga temat që do diskutohen sot.
Por burimet nga të dyja palët nuk kanë pranuar të thonë se kanë diskutuar për cështje specifike, por kanë trasuar rrugën për tonet e takimeve të tyre të ardhshme.
"Jemi përqëndruar tek filozofia e momentit dhe jo tek problemet specifike", deklaroi këshilltari i Kremlinit Sergei Prikhodko.
Takimi i së djelës ishte në frymën e një dialogu në familje, deklaroi zëdhënësi Dimitri Peskov, për të shtuar se nuk ka pasur tensione. "Nuk mund ta kishim parashikuar ngrohtësinë dhe mikpritjen e presidentit Bush. Presidenti rus ishte shumë i kënaqur me këtë", tha Peskov
XS
SM
MD
LG