Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Policia britanike ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë lidhur me sulmet e dështuara terroriste të së shtunës në aeroportin e Gllasgout.
Incidenti në aeroportin e Gllasgout erdhi një ditë pas dy sulmeve të dështuara në Londër. Policia njofton se tre nga të arrestuarit nuk janë britanikë, derisa një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas djegjeve të marra pas shpërthimit të makinës në aeroportin e Gllasgout.
Kryeministri britanik deklaroi se sulmet janë kryer nga njerëz të lidhur me Al Kaidën.
Policia britanike ka tërhequr vëmendjen për një numër vështirësish në linjat e transportit ajror dhe hekurudhor si pasojë e kontrolleve të shtuara.
Presidenti amerikan ka vlerësuar lart reagimin e qeverisë së re britanike.
XS
SM
MD
LG