Ndërlidhjet

JEREVAN


Parlamenti i Armenisë po diskuton versionin përfundimtar të një projektligji që do kufizojë transmetimin e mediave të huaja në vend, përfshi Radion Evropa e Lirë.
Disa qindra mbështetës të shtypit të lirë janë mbledhur para godinës së Parlamentit.
Projektligji në fjalë synon të bllokojë qasjen e transmetuesve ndërkombëtarë në frekuencat publike dhe do të vendosë taksa të rënda për mediat që ritransmetojnë programet e bëra jashtë vendit.
OSBE-ja ka kërkuar nga Parlamenti të mos miratojë ligjin pasi kjo do të ishte ndalim i Radios Evropa e Lirë.
Presidenti i REL, Jeffrey Gedmin tha se kjo mund të "krijonte precedent të rrezikshëm për mediat publike në vendet e tjera të dala nga ish-Bashkimi Sovjetik".
XS
SM
MD
LG