Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha se Kosova do të detyrohet të lëvizë nëse në Kombet e Bashkuara nuk ka progres. "Nëse procesi nuk funksionon, atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet të na ofroj një aletrnativë tjetër", i tha kryeminsitri Çeku, agjencisë Reuters. Sipas tij, institucionet e Kosovës "preferojnë rrugën diplomatike, por nëse ne nuk shohim shpresë, qartësi, siguri atëherë ne do të jemi të detyruar të lëvizim". Zoti Çeku tha se "ky proces po e humb kredibilitetin për shkak të okstruksioneve të Rusisë dhe bashkësia ndërkombëtare po e humb kredibilitetin". Ai tha se shqiptarët do të presin për të marrë "oferta konkrete" nga Perëndimi për të arritur zgjidhjen. "Nëse partnerët tanë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara, ne jemi të interesuar që këtë ta bëjmë së bashku" tha kryeminsitri Çeku dhe shtoi se "pavarësia nuk është e negociueshme".
XS
SM
MD
LG