Ndërlidhjet

UASHINGTON


Vendimi i presidentit amerikan, George Bush për ta kursyer nga vuajtja e dënimit prej 30 muajsh burg ish ndihmësin e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Lewis Libby, ka hasur në reagim të ashpër të demokratëve opozitarë. Lideri i demokratëve në Senat, Harry Reid tha se ky vendim ishte "i turpshëm", ndërsa kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi këtë veprim e quajti "tradhëti të besimit". Zoti Libby ishte dënuar për shkak se kishte gënjyer gjatë hetimeve lidhur me zbulimin e emrit të një agjenteje amerikane.
XS
SM
MD
LG