Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Stephen Hedley deklaroi mbrëmë vonë se presidentët George Bush dhe Vlladimir Putin kanë biseduar për statusin e Kosovës dhe kanë thënë se dëshirojnë që ministrat e jashtëm të të dy vendeve të vazhdojnë të diskutojnë për këtë çështje. Këto komente zoti Hedley i bëri në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se statusi i Kosovës "është çështje për të cilën sekretarja Rice dhe ministri i jashtëm Lavrov kanë kaluar shumë kohë". Mëtutje zoti Hedley tha se "kjo është çështje për të cilën bisedohet në forume të ndryshme" dhe shtoi se për statusin e Kosovës zhvillohen bisedime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pastaj bisedohet me aleatët evropianë dhe në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG