Ndërlidhjet

logo-print

COLLINS:(MOS)MARRËVESHJET BUSH - PUTIN


James COLLINS, ish ambasador i SHBA-ve në Rusi

RADIO EVROPA E LIRË
Shumë raporte të mediave pas takimit Bush-Putin kanë thënë se ata kanë kaluar kohë të mirë, bisedime të mira, por nuk ka pasur marrëveshje të mëdha. A e ndani këtë mendim?

JAMES COLLINS
Mirë, por nuk mendoj se është plotësisht kështu. Para së gjithash ata kanë kompletuar bisedimet, ose kanë nënshkruar, varësisht se si e parashtroni ju, "marrëveshjen 1 - 2 - 3". Tashmë kjo është marrëveshje e madhe.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa e rëndësishme është ajo?

JAMES COLLINS
"Marrëveshja 1 - 2 - 3" është kornizë e marrëveshjes në kuadër të së cilës Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë për çështjet civile bërthamore me ndonjë vend tjetër. Dhe të kemi këtë marrëveshje do të thotë që tashmë e kemi të hapur mundësinë që i gjithë komuniteti civilë atomik të punojë së bashku në të dyja vendet.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë u bë me çështjen më madhore të samitit: kundërshtimet ruse të vendosjes së sistemit raketorë në Poloni dhe Çeki. Cilat janë përshtypjet e juaja për këtë çështje?

JAMES COLLINS
Nuk mendoj se ata kanë arritur te ndonjë marrëveshje për programet në Poloni dhe Çeki. Por një gjë tjetër ishte interesante për mua, para së gjithash, presidenti Putin paraqiti disa ide të reja për paisjet shtesë që do të ishin në gatishmëri të mbrojtjes raketore. Ai gjithashtu ngriti idenë e aktivizimit, përfundimisht, të qendrës së përbashkët informative në Moskë. Ai propozoi edhe idenë që duhet përfshirë në diskutime për mbrojtjen raketore edhe evropianët dhe Këshillin NATO-Rusi.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili është mendimi juaj për çështjen e Iranit? Nuk duket se Shtetet e Bashkuara kanë arritur të bëjnë Rusinë që të pajtohet me ndonjë drejtim specifik të aksioneve që do t'ia ndërronin mendjen Iranit për të mos vazhduar me programin bërthamor.

JAMES COLLINS
Nuk mendoj se ia kanë arritur. Mendoj se ata nuk patën mospajtime, por ata po ashtu nuk u pajtuan edhe për hapat e ardhshëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Liderët gjithashtu nuk e përmendëm Kosovën në prononcimet pas takimit. Çfarë mund të konkludohet nga kjo?

JAMES COLLINS
Rruga që ata lanë të kuptohet është kalimi i çështjes te sekretarja amerikane e shtetit dhe ministri i Jashtëm rus. Kjo është sikurse e tha këshilltari për siguri nacionale i SHBA-ve Stiven Hedli: "Ne dëshirojmë që sekretarja Rajs dhe ministri Lavrov të mbikqyrin dhe të vazhdojnë diskutimet për të parë nëse mund të gjejnë një zgjidhje". Dhe tash ajo që unë do të thoja është se Bush dhe Putin nuk janë pajtuar për asgjë. Por ata gjithashtu nuk kanë pasur konfrontim për të. Esencialisht çfarë ata thonë është "le të vazhdojnë bisedimet".

RADIO EVROPA E LIRË:
Dhe kjo është ajo që Moska dëshiron të bëjë, të vazhdojnë bisedimet. Por Bush dhe zyrtarë tjerë amerikanë kanë thënë se dëshirojnë që pavarësia e Kosovës të arrihet sa më shpejtë.


JAMES COLLINS
Nuk jam plotësisht i sigurtë se është një pozicion i qartë këtu. Sepse kur sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs u largua nga Moska pas takimit me Putinin, disa javë më parë, prononcimi i saj në thelb kishte këtë përfundim, "askush nuk dëshiron marrëveshje që nuk do të ishte e pranueshme për të gjitha palët". Kjo në një mënyrë do të thotë " ju vazhdoni negociatat". Pra, unë mendoj se çështja kryesore është se askush nuk e tërheq një linjë të qartë por vetëm kanë thënë se ministrat e tyre të jashtëm do të vazhdojnë të punojnë në këtë çështje.

Intervistoi: Heather MAHER
XS
SM
MD
LG