Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i jashtëm i Ukrainës Arsenly Yatsenyuk ka thënë se në çfarëdo rasti destinimi final i statusit të Kosovës është i qartë për secilin - e ai është sovranitet i plotë. Yatsenyuk ka thënë se e vetmja pyetje që mbetet është rruga se si duhet arritur ky destinim. “Ne besojmë fuqishëm se për këtë duhet rezoluta e OKB-se, kjo është baza më e mirë ligjore për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ministri i jashtëm urakianas, pas takimit me presidentin Fatmir Sjediun. Ai është takuar edhe me shefin e UNMIK-ut dhe me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG