Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke pritur që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të tejkalojnë dallimet për statusin e ardhshëm të Kosovës. Sipas ambasadorit të Kinës në Këshillin e Sigurimit Wang Guangya, në takimin e fundit ndërmjet presidentit Bush dhe atij Putin nuk u arritën përparime, siq shpresonin diplomatët. Ambasadori kinez, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit, muajin tjetër, tha se dy vendet kanë mbetur të ndara në këtë çështje. "Nuk jam i sigurt nëse ata kanë zbutur dallimet. Kina vetëm mund të deklarohet se pozicionet e të dyja palëve janë ende të ndara. Nëse ata gjejnë një formule ne mund ti bashkohemi" ka thënë Wang.
XS
SM
MD
LG