Ndërlidhjet

QYTETI GUATEMALËS/MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se është i kënaqur me bisedimet që ka pasur me presidentin amerikan Xhorxh Bush me qëllim të zbutjes së tensioneve ndërmjet dy vendeve. Putin tha se është i "kënaqur me tonin dhe rezultatet" e takimit me Bushin. Putin, shtoi se ata kanë biseduar për planin mbrojtës raketore në Evropë, programin bërthamorë të Iranit dhe të ardhmën e Kosovës.
Putin këto komente i bëri në Guatemalë ku do të marrë pjesë në takimit e Komitetit Ndërkombëtarë Olimpik. Ndërkaq nga Moska raportohet se Presidenti Putin sot i dërgoi një mesazh urimi presidentit Bush për katër korrikun Ditën e Pavarësisë, në të cilin pos tjerash thuhet se marrëdhëniet midis dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen përkundër mospajtimeve të pashmangshme.
XS
SM
MD
LG