Ndërlidhjet

BEOGRAD


Amabasadori i Rusisë në Beograd Aleksander Aleksejev tha sot se është e gabuar deklarata e Kristina Galakut, zëdhënëse e zyrtarit të lartë të BE-së Haiver Solana, se Bashkimi Evropian do të marrë përgjegjësi dhe do të sjellë vendim për Kosovën nëse Rusia vazhdon të thotë vetëm jo. "Këto nuk janë qëndrime të Bashkimit Evropian. Kjo është deklaratë e vetëm një njeriu dhe është e gabuar. Kjo nuk është gjuhë me të cilën mund të bisedohet me Rusinë", u tha gazetarëve Aleksejev në Beograd.
XS
SM
MD
LG