Pas afër 4 muaj rrëmbimi reporteri i BBC-së, Alan Johnston është liruar në Qytetin e Gazës. Ai iu dorëzua zyrtarëve të Hamasit nga rrëmbyesit islamist.
"Gjithë vendi do të mirëpresë lajmin se Alan Johnston, gazetari i patrembur, zëri i të cilit u hesht për shumë kohë është liruar. Dua të falenderojë të gjithë ata që ndihmuan në përpjekjet diplomatike, por dhe të tjera që cuan deri në lirimin e tij", tha kryeministri britanik Braun.
Gazetari Johnston u zhduk më 12 mars të këtij viti, ndërkaq përgjegjësinë për rrëmbimin e tij e kishte marrë grupi Ushtria e Islamit.